Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet Diallo, sulmoi bashkëlojtaren

Mesfushorja e Paris Saint-Germainit, Aminata Diallo, është arrestuar pas një sulmi ndaj një bashkëlojtareje, ka njoftuar klubi të mërkurën.

PSG-ja ka thënë se 26-vjeçarja Diallo u arrestua të mërkurën në mëngjes nga policia e Versajës pas sulmit që ndodhi të martën në mbrëmje. Disa media franceze kanë raportuar se mesfushorja Kheira Hamraoui është e sulmuara.

“BFM TV” raporton se Diallo po i kthente në shtëpi dy bashkëlojtare, ndërsa disa persona të maskuar goditën disa herë me shufra të metalta Hamraouin, e cila është dashur të qepej në duar dhe në këmbë.

Diallo ishte titullare te PSG-ja të martën kur skuadra fitoi 4:0 kundër Real Madridit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.