Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohen dy tifozë të West Hamit që sulmuan komentatorët gjermanë

West Hami ka thënë se janë identifikuar dy tifozë që kishin sulmuar komentatorët gjermanë gjatë humbjes 2:1 nga Eintracht Frankfurti.

Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se dëgjueset e komentatorëve u janë hequr dhe janë hedhur në tokë, në stadiumin “London” të enjten.

Incidenti në fjalë ka ndodhur kur Michail Antonio i West Hamit kishte barazuar rezultatin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën e Evropës.