Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaçi është shprehur i lumtur me ftesën për dy ndeshjet miqësore ndaj Gambisë dhe Guinesë.
Mbrojtësi i krahut beson që do të arrijnë të tregojnë ndeshje të mira në këto dy përballje që do të luhen në Turqi.
“Është kënaqësi që kemi marr feste dhe të përfaqësojmë vendin tonë. Do të kemi takime shumë të vështira pasi kanë lojtarë të cilët luajnë në klubet të njohura evropiane. Ne do të japim maksimumin që të paraqitemi sa më mirë. Ftesën e pranojmë gjithmonë me kënaqësi dhe duhet të japim më të mirën. Do të jemi shumica e lojtarëve të Superligës dhe qëllimi ynë është që të paraqesim sa më mirë ligën e Kosovës në këto ndeshje”, deklaroi Thaçi.