Futbollisti më i mirë i vitit që lamë pas në Superligën e Kosovës në futboll, Armend Thaqi, ka theksuar se Ballkani nuk do të jetë i kënaqur vetëm me dalje në Evropë.
Ballkani sipas tij, do të kërkojë përsëritjet e sukseseve të vitit të kaluar.
“Ishte ndeshje për trofe, Llapi ishte në kërkim të barazimit të rezultatit dhe normalisht se ka tensione. Por gjithçka përfundoi mirë dhe fituam me meritë. Jemi kampion dhe filluam vitin me trofe. Edhe këtë vit synim është kampionati. E kemi thuajse tërë ekipin e mëparshëm dhe është mëkat nëse nuk do ta fitojmë kampionatin sërish. Nuk jemi të kënaqur vetëm me dalje në Evropë”, deklaroi Thaqi.
Thaqi ishte asistues në golin që e shënoi Lumbardh Dellova, në finalen e Superkupës ndaj Llapit.
-
Thaqi shumë i lumtur pas triumfit, synon paraqitje të mirë në Evropë
-
Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin
-
Prishtina kërkon falje për edicionin dëshpërues
-
Foda pas humbjes nga Turqia: Synimi ynë i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
-
Mërlaku tregon për emocionet pas trofeut të parë me Dukagjinin