Sport

Armando Broja debuton në Premier League me Southamptonin

Armando Broja ka debutuar në Premier League me ekipin e Southamptonit.

Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 71-të në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit.

Ky takim është mbyllur baras 2:2 dhe i takon xhiros së tretë në Premier League.

Për 19-vjeçarin kjo është ndeshja e dytë me Southamptonin pasi javën e shkuar debutoi në Kupë ku shënoi dy gola.