Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arlind Ajeti prezantohet te Cluji, bëhet bashkëlojtar me Krasniqin

Arlind Ajeti është futbollist i ri i klubit rumun, Cluj. Transferimi i Ajetit është konfirmuar të martën nga Cluji, skuadër ku luan edhe Ermal Krasniqi.

Ajeti është 29-vjeçar, ndërsa luan në qendër të mbrojtjes. Është i lindur në Basel të Zvicrës, vend në të cilin edhe është zhvilluar si futbollist. Është zhvilluar fillimisht te Concordia Basel e më pas te skuadra e madhe, Basel.

Te Baseli ka depërtuar edhe në ekipin e parë, ndërsa më pas ka luajtur për Frosinonen, Torinon, Crotonen, Reggianan, Padovan e së fundi te Podenone. Të gjitha këto janë skuadra italiane. Një edicin ishte edhe te Grasshopperi në Zvicër, ndërsa ka kaluar një periudhë të shkurtër edhe te Vejle në Danimarkë.

Ajeti ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës, deri tek ajo U21. Prej vitit 2014 luajti për Shqipërinë, por jo rregullisht. Ka 22 paraqitje e një gol deri më tani. Me kuqezinjtë është paraqitur në Kampionatin Evropian të vitit 2016. Në Evropian i luajti dy ndeshje.

Në Serie A, Ajeti i ka 41 ndeshje e dy gola. Në Serie B të Italisë i ka 24 ndeshje, ndërsa në Superligën e Zvicrës ka 43 ndeshje.

Karriera e Ajetit në fakt nuk është zhvilluar ashtu si pritej. Ai vlerësohej me potencial të madh, por në vitet e fundit ishte në rënie të vazhdueshme. Kampionatin e kaluar luajtur në kategorinë e tretë italiane me Pordenonen. Në Serie C ishte edhe në edicionin paraprak. Në Serie A ka luajtur për Frosinonen, Torinon e Crotonen, së fundi në edicionin 2017/18. Më pas luajti në Zvicër për Grasshopperin, Danimarkë, Serie B të Italisë e Serie C. Tani do të luaj në kampionatin rumun, që për nga niveli është dukshëm prapa Serie A. Tituj ka fituar vetëm me Baselin, në fillim të karrierës.

Edhe Zyrtare, Ajeti te Bodrumspori Futboll Zyrtare, Ajeti te Bodrumspori

Ajeti për Shqipërinë së fundi ka luajtur vjet, një ndeshje.

Cluji është prej skuadrave të mëdha të Rumanisë. Në edicionin e fundit përfundoi i treti. Titullin e kampionit e ka fituar tetë herë, prej vitit 2008 e tutje.

Ermal Krasniqi u transferua te Cluji nga Ballkani, ndërsa është paraqitur me sukses.