Mbrojtësi i krahut të djathtë, Santiago Arias, pritet t’i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit.
“Daily Mail” ka njoftuar të martën se Arias ka kohë që është në negociata me Unitedin dhe parimisht ka pranuar ofertën e klubit anglez. Atij i është ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Arias po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen nga trajneri Erik ten Hag, i cili po insiston në transferimin e tij. Kolumbiani 30-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë, pasi muaj më parë i skadoi kontrata me Atletico Madridin.
Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Granada, Bayer Leverkuseni, PSV Eindhoveni e Sportingu i Lisbonës.