Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbitrat grekë kërkojnë “pushim” për shkak të stresit pas rastit në Kosovë

Dy gjyqtarët grekë të basketbollit që drejtuan ndeshjen mes Pejës e Golden Eagle Yllit nuk do të drejtojnë ndeshje për një kohë në basketbollin e Greqisë.

Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën mbrëma nga Federata e Basketbollit të Greqisë, arbitrat Kardaris dhe Zacharis kanë kërkuar pushim për shkak të stresit, përkatësisht për shkak të rastit në Kosovë.

Kardaris e Zacharis është dashur ta drejtojnë edhe ndeshjen e së enjtes së kaluar mes Prishtinës dhe Trepçës.

Por, sipas FBK-së, ata në natën mes të mërkurës e të enjtes kanë pasur një takim jo të lajmëruar me një person që u ka ofruar mito për të kurdisur ndeshjen apo një çerek të saj.

Oferta për të kurdisur një çerek ka rritur dyshimet se oferta ishte bërë për përfitime ilegale përmes bastoreve.

Edhe Prokuroria nis hetimet për rastin me arbritrat grekë të basketbollit Sporte të tjera Prokuroria nis hetimet për rastin me arbritrat grekë të basketbollit

FBK-ja ka theksuar se arbitrat grekë nuk kanë pranuar ofertën dhe se nuk kanë bërë ndonjë parregullsi, pos takimit të paparalajmëruar.

Megjithatë emri i dy grekëve është përmendur shumë në ditët e fundit jo vetëm në Kosovë por edhe në Greqi dhe vende tjera. Dhe karriera e tyre mori një goditje jo të lehtë.

Dy grekët, që kanë thirrje të FIBA-s, kanë kërkuar të zëvendësohen për ndeshjet e plejofit në elitën greke, “për arsye psikologjike”.

Dhe “për shkak të stresit psikologjik të ditëve të fundit” kërkesa e arbitrave është pranuar nga federata greke.

Të dy janë liruar nga ndeshjet e plejofit. Edhe federata greke ka shkruar se nuk ka fakte që dy referët e saj janë përfshirë në gjëra të paligjshme. Grekët kanë kërkuar menjëherë të shtunën sqarime nga FBK-ja.

Edhe FIBA i suspendon dy arbitrat grekë që ishin të dyshimtë për tentim-kurdisje në Kosovë Sport FIBA i suspendon dy arbitrat grekë që ishin të dyshimtë për tentim-kurdisje në Kosovë

Natyrisht akuzimi i referëve grekë për tentim-kurdisje mund të ketë ndikim në raportet mes dy federatave.

Tashmë është e sigurt se referë nga Greqia nuk do të vijnë për ndeshjet e ardhshme në basketbollin kosovar.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka thënë për KOHËN se referë të huaj do të jenë në gjysmëfinalen e pestë mes Prishtinës e Trepçës e po ashtu në të gjitha ndeshjet finale.

Por pas situatës me arbitrat grekë ka rrezik që edhe federatat tjera të refuzojnë të sjellin referë në Kosovë.

FBK-ja nuk ka njoftuar se prej cilit vend do të jenë referët për ndeshjen e ardhshme mes Prishtinës dhe Trepçës dhe se janë siguruar ata.

Edhe Policia bën kallëzim penal për rastin me arbritrat grekë të basketbollit Sport Policia bën kallëzim penal për rastin me arbritrat grekë të basketbollit

FBK-ja, në koordinim me klubet, vendosi për referë të huaj për gjysmëfinale dhe finale të plejofit, për të zvogëluar numrin e vërejtjeve të klubeve për ndarjen e drejtësisë. Por kjo solli situatë të re, që mund të mos kalojë pa pasoja.

ndeshjet e fundit të basketbollit kosovar janë drejtuar nga gjyqtarë të vendit.