Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, i është besuar edhe një pozitë në FIBA Evropë, ka njoftuar FBK-ja. Fetahu është zgjedhur nënkryetar i “FIBA Europe Youth Commission”. Ky komision merret me aktivitetet e të rinjve.
Fetahu është zgjedhur më herët edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës.
Ndërkohë sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, është zgjedhur anëtare e komisionit për të rinjtë. Fetahu e Dushku janë zgjedhur të premten në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës.
Artikuj të ngjashëm