Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arben Fetahu, anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjedhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Kështu ka shkruar të shtunën Federata e Basketbollit e Kosovës, që është vlerësuar si lajm sensacional.

“Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe basketbollin e Kosovës. Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës. Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajoni që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor. Në asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve”, ka shkruar FBK-ja.

FBK-ja ka shtuar po ashtu se Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023.