Ekipet elitare të Spanjës, Villarreal, Leganes dhe Levante kanë konfirmuar të hënën se janë përforcuar me lojtarë të Përfaqësueses së Arabisë Saudite.
Të tri këto skuadra kanë huazuar futbollistët deri në fund të këtij edicioni, si pjesë e marrëveshjes mes La Ligas spanjolle dhe autoriteteve sportive të Arabisë Saudite, shkruan Koha Ditore.
Në këtë marrëveshje, kanë kontribuar edhe ekipet e kategorisë së dytë si Sporting Gijon, Numancia, Rayo Vallecano e Real Valladolid. Në njoftimin e lëshuar të hënën nga La Liga, thuhet se nëntë lojtarë janë huazuar në Spanjë.
Të gjitha klubet që kanë huazuar lojtarë të Përfaqësueses së Arabisë, do të përfitojnë bonus prej një milion eurosh për lojtar... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)