Gjiganti teknologjik amerikan Apple i është bashkuar garës për ta blerë klubin e madh anglez Manchester United, raporton “Daily Star”.
Unitedi ka konfirmuar lajmin sensacional se klubi i madh është vendosur në shitje më herët këtë javë.
Raportohet se “Apple” synon ta blejë klubin për 5.8 miliardë funte (6.75 miliardë euro).
Kjo kompani kurrë më herët nuk ka pasur në pronë në klub sportiv, por mundësitë komerciale që i ofron Unitedi, janë faktor i madh prapa këtij interesimi.
Çdo blerje padyshim do ta bënte blerjen më të madhe të një klubi të futbolli.
Do të kalohej rekordi që u vendos kur Chelsea më herët këtë vit u ble nga konsorciumi i udhëhequr nga Tedd Boehly për 4.25 miliardë funte.
Artikuj të ngjashëm
-
Jassim i bashkohet Ratcliffet për blerjen e Unitedit
-
Zilliacus me ofertë zyrtare për ta blerë Unitedin
-
Pronarët e Manchesterit ndërrojnë mendjen, shtyjnë shitjen e klubit të madh anglez
-
Manchester Unitedi, klubi i radhës që do të blihet prej investitorëve nga Katari
-
Manchester United mund të bëhet me pronar të ri