Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohet ndeshja e Superkupës së Turqisë

Është anuluar ndeshja për Superkupë të Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes.

Ndeshja është dashur të zhvillohet të premten mbrëma.

Sipas raportimeve, të dy skuadrat kanë refuzuar të luajnë, duke bërë që ndeshja të shtyhet në momentet e fundit.

Sipas mediave turke, asnjëra skuadër nuk arriti në stadium para ndeshjes.

Është raportuar se dy ekipet kanë refuzuar të luajnë pasi banerat dhe fanellat për Ataturkun janë ndaluar.

Lojtarët kanë refuzuar të lëshojnë hotelet e tyre pas mosmarrëveshjeve me organizatorët arabë të ndeshjes.

Edhe Galatasaray eliminohet nga Kupa e Turqisë Futboll 3 muaj më parë Galatasaray eliminohet nga Kupa e Turqisë

Ndeshja është dashur të zhvillohet në stadiumin Al-Awwl në Riad të Arabisë Saudite.

Përmes një komunikate të përbashkët, federata turke dhe dy klubet kanë konfirmuar shtyrjen e ndeshjes.