Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohet miqësorja mes Kosovës dhe Malit të Zi

Është anuluar miqësorja mes Kosovës dhe Malit të Zi në hendboll që është dashur të zhvillohet sonte nga ora 17:00 në Podgoricë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar të shtunën për në Podgoricë dhe ishte e gatshme për ndeshje. Por te Mali i Zi janë paraqitur disa raste me koronavirus dhe për këtë arsye është vendosur të anulohet takimi.

Vendimi u mor për të ruajtur shëndetin e lojtarëve, përkatësisht për të shmangur kontaktin me lojtarët tjerë të Malit të Zi, që mund të jenë bartës të virusit.

Ekspedita e Kosovës kthehet sot në Prishtinë dhe nesër vazhdohet me stërvitje për ndeshjet kualifikuese të janarit.