Lojtari i Brazilit, Antony, ka thënë se është sëmurë për shkak të ajrit të kondicionuar në stadiumet në Katar.
Te Brazili ishin disa lojtarë të sëmurë para ndeshjes me Zvicrën. Ata munguan në stërvitje.
Sipas Antonyt, që ishte njëri prej atyre që mungoi, ajri i kondicionuar brenda stadiumeve i ka shkaktuar telashe në fyt dhe kollë.
“Ishte pak vështirë. Kam përfunduar duksa pasur ndjenjë të keqe për disa ditë dhe kjo ka komplikuar gjendjen. Po rikuperohem mirë. Ishte më shumë një sëmundje, telash në fyt. Ishte nga ajri i kondicionuar (në stadiume)”, ka thënë Antony për ESPN Brasil.
Për shkak të temperaturave të lartë në Katar, ajri mbahet më i freskët përmes kondicionerëve në stadiume.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca goditet nga gripi para duelit me Argjentinën
-
Neymari rrezikon t’i humbë ndeshjet e grupit
-
Në stadiumin në San Francisco ka një mit – lëndohen yjet
-
“Nuk ishte e lehtë”, Neymari qau për orë të tëra pasi u ftua në Botëror
-
Shkencëtarët thonë se FIFA po e rrezikon sigurinë e lojtarëve për shkak të nxehtësisë gjatë Botërorit