Stadiumi i Kupës së Botës në San Francisco nuk është edhe aq i pëlqyer nga yjet e sporteve. Klubit të futbollit amerikan të këtij qyteti i janë lënduar shumë yje për shumë vjet, dhe tifozët kanë ardhur në përfundim me një teori konspirative.
Një termocentral afër stadiumit është i ndërtuar, ndërsa “Blick” ka pyetur se a është kjo arsyeja e lëndimeve.
Zvicra do të luajë nga ora 21:00 ndaj Katarit, në stadiumin “Levi’s”, i cili në Botëror do të quhet “San Francisco Stadium”.
Është shtëpia e “San Francisco 49ers”.
“Për disa sezone rresht, lojtarët më të mirë të ekipit kanë pësuar lëndime të rënda dhe kanë mbetur jashtë për kohë të gjatë”, ka shkruar “Blick” të shtunën.
Teoria e fushës elektromagnetike ka dalë në pah, pasi siç shkruan “Blick”, ndikon negativisht në trupin e njeriut dhe i bën lojtarët më të ndjeshëm ndaj lëndimeve.
Edhe
Përmbytje në New York, qindra tifozë rrezikojnë finalen
Sipas mediumit helvetik, fusha elektromagnetike ndikon në rigjenerimin e indeve.
Por, sipas studimeve të bëra për këtë çështje, ekspertët kanë thënë se nuk ka ndonjë dëshmi që termocentrali përbën rrezik.