Futbollistet e Anglisë kanë vazhduar me formën e mirë në Kampionatin Botëror. Në turneun që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re, Anglia ka regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në fazën e grupeve, duke siguruar plasmanin në raundin tjetër.
Anglezet, të premten triumfuan me rezultatin 1:0 kundër Danimarkës në ndeshjen e Grupit D që u zhvillua në Sydney.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesja Lauren James shënoi golin e vetëm në minutën e gjashtë të ndeshjes për ta forcuar Anglinë në krye të grupit me 6 pikë të mbledhura, tri më shumë se Danimarka që regjistroi humbjen e parë.