Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anglia fiton 3:0 ndaj Shqipërisë, kualifikohet në Evropian

Përfaqësuesja U21 e Anglisë në futboll ka shënuar fitore bindëse ndaj Shqipërisë. Të martën mbrëma në Chesterfield, Anglia fitoi 3:0 ndaj kuqezinjëve të rinj. Folarin Balogun i shënoi dy gola ndërsa një e shtoi Cameron Archer.

Prej minutës së 79-të, Shqipëria U21 luajti me një lojtar më pak në fushë. Armando Dobra u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Me fitore, Anglia ka siguruar kualifikimin në Evropian. Dy ndeshje para fundit të kampanjës, Anglia i ka 22 pikë në Grupin G, tri më shumë se Çekia e vendit të dytë. Edhe nëse dy skuadrat i kanë pikët e barabarta, Anglia do të jetë para. Çekia do të luajë në plejof.

Kështu anglezët vijnë të relaksuar në Prishtinë, ku të premten takohen me Kosovën. Më 13 qershor, Anglia e pret Slloveninë, ndërsa Kosova luan në Elbasan me Shqipërinë.