Barcelona është duke u interesuar për të transferuar golashënuesin më të mirë të Getafes, Angel Rodriguez ,si zëvendësim për të lënduarin Ousmane Dembele, bëri të ditur “Goal.com” të mërkurën.
Federata e Futbollit e Spanjës ofron një leje të veçantë për klubet që të transferojnë ndonjë lojtar të kampionatit vendor jashtë afatit kalimtar në rast të lëndimeve serioze, transmeton Koha Ditore.
Barcelona e ka identifikuar Angelin si opsion dhe po mendon të ofrojë 10 milionë euro për të transferuar atë.
Po ashtu raportohet se opsion është edhe sulmuesi i Betisit, Lorenzo Moron. Por, ky do të kushtonte rreth 30 milionë euro.