Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Andre Roberson kthehet pas afro 1000 ditësh

Në mes të çerekut të tretë palestra e qetë përnjëherë u bë e zhurmshme.

Kur Andre Roberson u paraqit për Oklahoma Cityn ndaj Bostonit, të premten, ajo ishte paraqitja e parë e basketbollistit amerikan që nga 27 janari i vitit 2018.

Kur Roberson hyri në parket, lojtarët në bankën e Thunderit u ngritën dhe përshëndetën atë.

“Kam pasur shumë emocione”, ka thënë Roberson pas ndeshjes. Ai është shumë i lumtur për kthimin në parket.

Ka kaluar rrugë të gjatë deri te ai moment. Një kohë ishte lojtar kyç së bashku me Kevin Durantin dhe Russell Westbrookun. Më pas një lëndim në gju. Një lëndim tjetër e një tjetër.

Gjatë kohës sa Roberson mungoi për arsye shëndetësore, Thunder humbi goxha shumë prej shkëlqimit që e kishte me Durantin.

Roberson nuk ka ndalë punën.

Edhe Hendersoni flet për lëndimin e çuditshëm Botërori 2026 1 j. më parë Hendersoni flet për lëndimin e çuditshëm

Të premten, 909 ditë pas ndeshjes së fundit, Roberson (28) u kthye në parketin e NBA-së.

Fillimin nuk e kishte të lehtë, por gjeti ritmin. Për 12 minuta lojë shënoi pesë pikë. Shtoi edhe dy kërcime. Paraqiti pak edhe nga mbrojtja e tij e bezdisshme.

Për Robersonin vetë paraqitja në parket kishte vlerë të madhe.