Carlo Ancelotti ka insistuar se Allan nuk do të kalojë në Paris Saint-Germain, duke deklaruar se “çështja ka përfunduar” pasi mesfushori mungoi në barazimin e Napolit me AC Milanin.
Allan nuk u ftua në ndeshjen e së shtunës që përfundoi pa gola të shtunën mes pasigurisë për të ardhmen e tij. Janë kampionët francezë PSG që po përgatisin një ofertë për të transferuar mesfushorin për një shumë prej 100 milionë eurosh.
Ancelotti ka konfirmuar pas ndeshjes së mbrëmshme se Allani 28 vjeç është kontaktuar nga një klub për një transferim të mundshëm, duke theksuar se kjo gjë s’është dashur të ndodhte.
Ai më tutje sqaroi se derisa Napoli e dëgjoi se çfarë kishte për të thënë mesfushori, vendosi kundër transferimit të tij, dhe deklaroi se Allani do të kthehet në skuadër për t’u përballur me Milanin në çerekfinalen e Coppa Italia të martën.
“Sa më përket mua, çështja është mbyllur. Allani do të mbetet lojtar yni dhe asnjëherë s’kemi pasur qëllim ta shesim, përveç për diçka të jashtëzakonshme”, ka thënë kryetrajneri Ancelotti për “Sky Sport Italia”, transmeton Koha.net.
“Lojtari është kontaktuar, edhe pse kjo gjë s’është dashur të ndodhte, dhe ne i dëgjuam kërkesat e tij, pas së cilave nuk ndodhi asgjë. Ai do të mbetet me ne dhe do të luajë të martën”.