Carlo Ancelotti ka thënë se Evertoni do ta ketë të vështirë përballjen me Sheffield Unitedin të shtunën, për shkak të mungesës së sulmuesit Richarlison.
“Mendoj se duhet të shikojmë para”, ka thënë trajneri italian pasi humbi në “Carabao Cup” në çerekfinale kundër Manchester Unitedit.
Sulmuesi brazilian Richarlison ishte pjesë e një përplasjeje të rëndë me Eric Baillyn e Unitedit dhe u zëvendësua.
“Pa Richarlisonin do të jetë e vështirë. Pasi e kishte përplasjen dhe duhet të qëndrojë jashtë fushës, duhet ta ndjekim protokollin dhe duhet të jemi në gjendje që ta zëvendësojmë atë”, nënvizoi Ancelotti.
Artikuj të ngjashëm