Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti mund të rikthehet në krye të gjigantit italian

Raportohet se Juventusi ka kontaktuar trajnerin e mirënjohur Carlo Ancelotti për t’u rikthyer në Torino për të marrë edhe njëherë drejtimin e skuadrës, raportojnë mediat italiane.

Ish-trajneri i Milanit kishte drejtuar Juventusin për dy sezone e gjysmë, por ishte shkarkuar në verën e vitit 2001 për mos arritjen e synimeve, transmeton Koha.net.

Ancelotti aktualisht është trajner i lirë, pasi ishte shkarkuar nga Bayern Munichu, dhe është lidhur me një kalim te Juventusi pasi trajneri i sa Massimiliano Allegri pritet të largohet në fund të sezonit.

Ai gjithashtu është i lidhur me një kalim te Arsenali dhe Chelsea.