Trajneri Carlo Ancelotti ka insistuar të mërkurën se mesfushorët veteranë Luka Modriq dhe Toni Kroos janë ende lojtarë kyç për Real Madridin, edhe pse çifti nuk u la në bankën e rezervistëve javën e shkuar në kuadër të La Ligas. Reali triumfoi 2:0 në udhëtim tek Athletic Bilbao, ndërsa para Modriqit dhe Kroosit startuan dyshja Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos duke filluar përpara tyre. Kroati Modriq u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Marco Asensions, ndërsa Kroosi dhjetë minuta më vonë e zëvendësoi Ceballosin.
Modriq 37-vjeç dhe Kroos 33 vjeç, të cilët kanë kontrata me klubin madrilen deri në verë, po përballen me konkurrencë të ashpër të brendshme këtë sezon, me Ancelottin që theksoi se Madridi është në një periudhë tranzicioni. Megjithatë, përkundër kësaj, trajneri italian llogarit në dy mesfushorët veteranë edhe përtej këtij sezoni pasi beson se ata së shpejti do t’i rinovojnë kontratat me klubin.
“Ata janë profesionistë dhe e kuptojnë se çfarë do të thotë ky klub. Ata e dinë cilësinë që ka kjo skuadër dhe nuk mendoj se duhet të japim ndonjë shpjegim shtesë. Ne kemi folur që nga fillimi i sezonit për këtë temë, është një moment tranzicioni dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë, lojtarët e rinj dhe veteranët”, tha Ancelotti. “Megjithatë, Modriq e Kroos mbeten lojtarë të rëndësishëm për ne dhe llogariti në ta edhe për sezonin tjetër. Ata e dinë këtë shumë mirë”.
Modriq iu bashkua Real Madridit në vitin 2012, ndërsa Kroos mbërriti në vitin 2014 dhe së bashku ata kanë formuar një pjesë thelbësore të suksesit të skuadrës. Ata kanë fituar së bashku tre tituj të La Ligas dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve, ndër të tjera. Deri në këtë sezon ata kishin pas vetes edhe Casemiron, por braziliani u transferua te Manchester Unitedi verën e kaluar, me francezin Aurelien Tchouameni që mori atë rol këtë sezon te Reali. Ancelotti tha se pavarësisht se ata nuk ishin titullar ndaj Bilbaos, dyshja do të vazhdojë të luajë një rol thelbësor për Real Madridin.
“Sigurisht që ata mund të luajnë së bashku, ata po luajnë këtë sezon dhe kanë qenë kyç dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë”, shtoi trajneri. “Janë lojtarë me përvojë që u ndihmojnë të tjerëve përreth tyre të rriten dhe ta kuptojnë rëndësinë kur luan për Realin”.
Edhe
Ancelotti e Modriq përshëndeten si legjenda me “Bernabeun”
Ancelotti pranoi se uruguaiani Federico Valverde, një tjetër opsion i mesfushës, nuk e ka arritur përsëri formën e tij më të mirë pas Kupës së Botës “Katari 2022”. Valverde ishte i jashtëzakonshëm në pjesën e parë të fushatës, ndërsa tani po përpiqet të kthehet në formën e vitit të shkuar.
“Ai nuk është në nivelin e tij më të mirë, ai po përparon, ai po luan – jo si në gjysmën e parë të sezonit dhe unë e konsideroj atë normale duke pasur parasysh Kupën e Botës”, tha Ancelotti. “Ne duhet të jemi të durueshëm. Ne nuk po kërkojmë që ai të shënojë gola, ne po i kërkojmë atij të luajë në mbrojtje dhe në sulm dhe kur të kthehet në maksimumin e tij, ai do të shënojë përsëri”.