Carlo Ancelotti ka thënë se ai asnjëherë nuk ka mbajtur lojtarë në ekip pa dëshiron e vetë futbollistit dhe ka shtuar se nëse Eden Hazard dëshiron ta lërë skuadrën, mund ta bëj një gjë të tillë.
Ylli belg ka kaluar nëpër dy vjet e gjysmë shumë të vështira në “Santiago Bernabeu” qëkur u transferua nga Chelsea. Pati lëndime të shumta, por edhe formë të dobët me fanellën e re.
E ka humbur edhe vendin e titullarit pasi tekniku italian, Ancelotti, e pëlqen më shumë në formacionin bazë brazilianin Vinicius Junior.
Për sulmuesin e pakënaqur, Hazard, është folur se mund të largohet në muajin janar, ndërsa trajneri i tij ka thënë se mund ta bëj një gjë nëse dëshiron.