Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti e quan “mit” transferimin e Dybalas te Bayerni

Trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti, thotë se spekulimet që lidhin sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, me një kalim te bavarezët janë vetëm një mit.

Komentet e fundit nga shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, kanë sugjeruar se kampioni gjerman ishin të interesuar për të transferuar argjentinasin në fund të sezonit.

Gjithesi, Ancelotti thotë se tifozët do të zhgënjehen pasi 23-vjeçari nuk do të transferohet në Gjermani.

“Dybala është lojtar shumë i mirë. Por këto spekulime janë një mit. Jemi të fokusuar në lojën tonë dhe ndeshjet tona. Nuk kemi në kohë të mendojmë për këto mite”, ka thënë ai.

Dybala, që iu bashkua Juventusit nga Palermo në verën e vitit 2015, ka shënuar 14 herë në 32 paraqitjet për kampionin e Italisë.