Ish-menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se do të ishte i hapur për rikthimin në Premier Ligë, pas shkarkimit nga Bayern Munichu.
Trajneri italian u shkarkua javën e kaluar pas fillimit të dobët në sezonin e ri. Ancelotti pritet të pushojë 10 muaj, por ka zbuluar se është i gatshëm për të menaxhuar skuadër.
“Dua të menaxhoj. Jo këtë sezon, ndoshta sezonin e ardhshëm në Premier Ligë ose në ndonjë klub tjetër. Gjëja e vetme që dua është stërvitja”, ka thënë Ancelotti.
Artikuj të ngjashëm