Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ancelotti mund të kthehet në Serie A

Carlo Ancelotti nuk e ka problem që të kthehet në Serie A, por pranon se mund të mos ketë punë për fillim të stinorit të ardhshëm.

Ancelotti u shkarkua nga Bayern Muencheni më herët këtë stinor, kështu që është i lirë.

Ai është përmendur si opsion i mundshëm për të marrë drejtimin e Arsenalit, të Chelseat apo Juventusit.

Ai ka refuzuar mundësinë të drejtojë përfaqësuesen e Italisë.

“Unë kam pasur mundësi, por kam vendosur të drejtoj një klub. Nuk kam dashur të ndryshoj punën time. Ishte vendim i vështirë, por u desh të veproja ashtu si ndieja. Një kthim në Serie A? Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por nuk do të kem problem të kthehem të drejtoj skuadër në Itali”, ka deklaruar Ancelotti për "Milan TV".

Artikuj të ngjashëm