Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ampadu në plane të Milanit

Foto: Reuters

Mesfushori i Chelseat, Ethan Ampadu mund t’i bashkohet Milanit në afatin kalimtar të verës, shkruan Express të mërkurën, transmeton Koha.net.

Futbollisti 19-vjeçar aktualisht është i huazuar te RB Leipzigu, por ai mund t’i bashkohet Ralf Ragnickut te Milani nëse gjermani vendos të bëhet drejtor sportiv i klubit të Serie A.

Ampadu ka pasur vetëm shtatë ndeshje në skuadrën e parë për Leipzigun, që kur iu bashkua klubit verën e kaluar.