Një mikpritje e ngrohtë është përgatitur për tifozët anglezë të cilët pritet të vijnë në Kosovë për ndeshjen e cila do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Anglisë dhe Kosovës.
E si e tillë është parë edhe nga Ambasada e Britanisë në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë e ka përshkruar Kosovën si vend të famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësorë.
Ajo ka bërë thirrje për tifozët e Anglisë që të bëjnë qejf në Kosovë.
“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
-
Anglia rikujton pritjen e jashtëzakonshme në Kosovë
-
Kombëtarja angleze, lojtarët e tifozët - të mahnitur e falënderues me mikpritjen kosovare
-
Anglia falënderon Kosovën për mikpritjen
-
Ambasada britanike: Udhëtim i shkëlqyeshëm i Kosovës në kualifikime
-
Shumë lëvdata nga anglezët për mikpritjen, megjithatë, shumë tifozë mbesin jashtë stadiumit