Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso largohet nga F1 në fund të stinorit

Kampioni i dyfishtë i serisë së garave Formula 1, spanjolli Fernando Alonso ka bërë të ditur se do të pensionohet në fund të stinorit.

Piloti i McLarenit do të mbyllë karrierën 17-vjeçare, të cilën e nisi me skuderinë Minardi, në garën e Shpërblimit të Madh të Australisë.

Alonso 37-vjeçar kishte fituar titullin e kampionit të Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006, si pjesë e Renaultit.

“Pas 17 vjetëve të mrekullueshëm në këtë sport të jashtëzakonshëm, është koha që të bëjë ndryshim dhe të eci tutje. Unë kam marrë vendimin disa muaj më parë dhe është final. Ka edhe disa gara deri në fund të këtij stinori dhe do të garoj në to me përkushtim e pasion si kurrë më parë. Të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja, sfida të reja emocionale janë ato për mua. Unë po kaloj një prej periudhave më të lumtura në jetën time, por duhet të eksploroj aventura të reja”, ka deklaruar Alonso... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm