Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almeria shokon Barcelonën

Barcelona e ka mbyllur këtë javë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Barcelona të dielën pësoi disfatë edhe në La Liga, në kuadër të xhiros së 23-të.

Barça u mposht në udhëtim tek Almeria me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë fitore e realizoi El Bilal Toure, në minutën e 24-t.

Barcelona, megjithatë, mbetet lidere në La Liga me 59 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi.

Almeria në vendin e 15-të ka 25 pikë.