Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almeria pezullon bisedimet me Bardhin

Bisedimet në mes të Almerias dhe futbollistit shqiptar, Enis Bardhi janë pezulluar, raporton “superdeporte.es”.

Bardhi do të largohet gjatë kësaj vere nga Levante, që nuk siguroi mbijetesën në elitën e futbollit të Spanjës. Almeria është në La Liga dhe synon të përforcohet me lojtarë të dëshmuar.

Por negociatat mes klubit dhe lojtarit janë pezulluar. Bardhi 26-vjeçar me Levanten ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 8 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm