Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alleni i mungon Uellsit në hapje të Botërorit

Joe Allen nuk do të paraqitet për Uellsin në hapje të Kupës së Botës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja SHBA – Uells luhet të hënën dhe i takon grupit B. Allen mundon për shkak të një lëndimi që e ka lënë jashtë fushës për më shumë se dy muaj.

“Ndoshta nuk do t’ia dalë, nëse jam plotësisht i sinqertë me ju”, tha të dielën trajneri i Uellsit, Rob Page. Allen ka dy gola në 72 ndeshje për Uellsin.