Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri refuzon Tottenhamin

Trajneri italian Massimiliano Allegri ka refuzuar ofertën e Tottenhamit.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Allegri nuk ka pranuar drejtimin e Tottenhamit në sezonin e ardhshëm pasi është në pritje të ofertave tjera.

Mësohet se tekniku italian është në pritje të Real Madridit dhe Juventusit, skuadra që kanë shprehur interesim për ta angazhuar si trajner pas përfundimit të sezonit aktual.

Allegri është i papunë prej vitit 2019 kur u largua nga skuadra e Juventusit, me të cilën fitoi pesë tituj kampioni në Serie A.

Ai gjithashtu ka punuar si trajner edhe te Milani e Cagliari.