Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Juve nuk duhet të bëjë gabime në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Monacos.
Takimi i parë zhvillohet të mërkurën me fillim prej orës 20:45 në Stade Louis II.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka lavdëruar kundërshtarët duke thënë se duhet të tregohet respekt ndaj tyre në të dy ndeshjet dhe nuk duhet nënçmuar.
“Duke shikuar statistikat, është e lehtë të parashikojmë një ndeshje, por futbolli është i paparashikueshëm. Monaco di të shënojë shumë gola, andaj duhet të kemi respekt për këtë ekip dhe të luajmë me mend. Në të dy ndeshjet duhet të japim më të mirën që mundemi, sepse kjo është shumë e komplikuar”, ka deklaruar Allegri në konferencën për media.