Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri paralajmëron lojtarët: S’ka më gabime

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri kërkon nga skuadra që t’i kthehet fitoreve në Serie A.

Juventusi ka bërë një fillim fantastik të sezonit në Serie A, por barazimi ndaj Genoas një javë më parë e ka nervozuar trajnerin italian.

Këtë xhiro Juve do të ndeshet me Empolin në udhëtim dhe trajneri i bardhezinjve pret një reagim ndryshe të skuadrës, transmeton KP.

“Ndeshja e radhës nuk do të jetë e lehtë, nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të tjera si me Genoan, ku kemi bërë shumë gabime”, tha Allegri. “Arrijmë të krijojmë shumë raste, por duhet të shënojmë më shumë gola e të përmirësohemi në pasimin e fundit”.

“Nesër Ronaldo do të luajë, po ashtu dhe Szczesny, ndërkohë nuk jam ende i sigurt për Chiellinin”, theksoi ai.