Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri kërkon kujdes maksimal ndaj Torinos

Sfida kundër Torinos do të jetë më e vështirë sesa ajo kundër kampionit të Evropës, Chelseat, ka thënë trajneri Massimiliano Allegri të premten në konferencën për shtyp.

Juventusi do të mundohet që të shtunën në orën 18:00, në udhëtim te Torino në Serie A, ta përmirësojë startin e dobët në elitën e futbollit italian, pikërisht në derbin torinez.

Skuadra e drejtuar nga Allegri, Juventusi, regjistroi fitore impresive 1:0 në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës angleze në mesjavë, rezultat befasues pas nisjes së dobët në ligë.

Juventusi dështoi të fitonte në katër ndeshjet e para të Serie A. Kjo gjë i ndodhi për herën e parë në 60-t vjet. Megjithatë, fitoret e njëpasnjëshme, ndaj Spezias dhe Sampdorias e ngritën “zonjën e vjetër” në mesin e tabelës.

Juventusi mbetet tetë pikë prapa liderit, Napolit, dhe tani udhëton te skuadra e Torinos që ka pikë të njëjta pas gjashtë xhirove, por goldallim më të mirë. Torino e ka nisur mbarë sezonin nën drejtimin e trajnerit të ri kroat, Ivan Juriq.

Fitorja e Juventusit kundër Chelseat u arrit pa sulmues, teksa shënues ishte lojtari i krahut, Federico Chiesa. Shkaku i lëndimeve munguan Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, që do të mungojnë edhe me Torinon.

Edhe Derbi i tensionuar i Torinos mbyllet baras Futboll 2 muaj më parë Derbi i tensionuar i Torinos mbyllet baras

Allegri ka thënë se portieri Wojciech Szczesny dhe mbrojtësi Giorgio Chiellini do të jenë titullarë kundër Torinos, ndërsa Arthur Melo dhe Kaio Jorge, me gjasë do të jenë në bankën rezervë.

Pjesë e Torinos në Serie A janë edhe reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, dhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit të Italisë, Interi, të shtunën në orën 20:45, luan në udhëtim te Sassuolo.