Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ishte në mënyrë të zakonshme, i qetë, pasi skuadra e tij ishte inferiore dhe u mposht 2:0 në udhëtim nga Atletico Madridi të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Allegri thjesht tha se këto gjëra ndodhin.
Por vendimet që mori Allegri për ndeshje ishin në qendër të kritikave pasi skuadra e Juventusit mbeti në hije të Atletico Madridit, veçanërisht në pjesën e dytë, duke i zvogëluar kështu gjasat për të fituar trofeun më të madh të futbollit të klubeve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
I pamposhtur në Serie A këtë stinor, Juventusi ka humbur tri nga shtatë ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe tash përballet me sfidë të madhe për të përmbysur avantazhin e Atleticos në ndeshjen e kthimit, që luhet më 12 mars në Torino.
Në katër stinorë të plotë te Juventusi, Allegri ka udhëhequr skuadrën e tij drejt katër dopietave rresht vendore dhe dy finaleve të Ligës së Kampionëve....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")