Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka thënë se ekipi i tij nuk i shkaktoi mjaftueshëm probleme Ajaxit në Amsterdam, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” barazoi me rezultat prej 1 me 1, dhe kualifikimin në gjysmëfinale do ta kërkojë në Torino më 16 prill.
“Ajaxi është në çerekfinale, pasojnë shumë mirë në hapësira të ngushta dhe shumë lojtarë shtynin përpara, prandaj është një ekip shumë i rrezikshëm. Bënte një presion të lartë kundër nesh e krijonte hapësira, por ne nuk i goditëm në kundërsulme aq shumë sa duhej”, është shprehur Allegri për Sky Sport Italia.