Massimiliano Allegri, ka insistuar se dueli që do të zhvillohet në Torino është vendimtar për Napolin, por jo për Juventusin.
“Ne jemi më në formë psikologjike sesa Napoli. Është shumë e thjeshtë, nesër një mini-ligë fillon me pesë ndeshje, ne jemi katër pikë përpara”, ka thënë Allegri.
“Janë edhe disa pikë për të fituar titullin. Do të jetë e rëndësishme për Serie A, por nuk do të jetë vendimtare”, ka shtuar trajneri italian i cili ka konfirmuar se Paulo Dybala do të kthehet në formacion.
“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Dybala është në formë të mirë, nuk e kuptoj përse të mos luajë. Janë kthyer gati të gjithë, prandaj jemi gati për ndeshjen e mrekullueshme nesër”, ka thënë veç të tjerash Allegri.