Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri kërkon rritje të pagës dhe blerje të reja

Foto: Reuters

Juventusi, i shpallur matematikisht kampion i Italisë, ka nisur të planifikojë sezonin e ri, që për bardhezinjtë do të nisë me një objektiv madhor: fitimin e Championsit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Massimilano Allegri kërkon të rrisë cilësinë e organikës bardhezi duke bërë një revolucion. Gjatë gjysmës së parë të muajit maj do të zhvillohet një takim mes trajnerit dhe presidentit Andrea Agnelli, ku numrit 1 të klubit do t’i paraqiten në tryeza kërkesat teknike.

Allegri do të kërkojë rritje page, për t’u shndërruar në një ndër trajnerët më të paguar në qarkullim (kontrata e tij përfundon në vitin 2020) e pa dyshim do të flitet edhe për fushën e merkatos.

Në veçanti, Allegri po mendon të ndryshojë sistemin e lojës, duke u kthyer te moduli 4-3-1-2, me të cilin fitoi titullin e parë kampion me Milanin dhe siguroi finalen e Championsit me Juventusin.

Mund të konsiderohet që rikthim në të ardhmen për Allegrin, që po mendon të përdorë Aaron Ramseyn në rolin e trekuartistit dhe t’i kërkojë Agnellit një qendërmbrojtës, një anësor të djathtë dhe një mesfushor qendre.

Para mbrojtjes, Allegri dëshiron të aktivizojë një mesfushor më fizik se Pjaniq që gjatë verës mund të shitet. Në krye të listës është Tanguy Ndombelé, për të cilin Lyoni kërkon 70 milionë euro.

Për rolin e mbrojtësit, që duhet të alternohet me Chiellinin, pëlqehen Samuel Umtiti i Barcelonës, Saviq i Atleticos dhe Ruben Dias i Benficas. Më i arritshëm Kostas Manolas, që me klauzolën e largimit prej 36 milionë eurosh mund të ndahet më lehtë nga Roma.

Edhe Allegri thotë se për të ardhmen e tij vendos klubi Futboll Allegri thotë se për të ardhmen e tij vendos klubi

Për pozicionin e anësorit të djathtë, Allegri po mendon për Sidibe të Monacos, që është i aftë të luajë edhe në të majtë. Për të njëjtin rol pëlqehet edhe Trippier i Tottenhamit.

Sa u përket largimeve, me ndryshimin e modulit duket i sigurt ndarja me Douglas Costan, ndërsa pozicionet e Cuadrados dhe Dybalas mbeten për t’u vlerësuar.

Kolumbiani mund të kërkojë rinovimin, pasi kontrata aktuale i përfundon në vitin 2020, ndërsa argjentinasi mund të marrë një fanellë titullari në modulin 4-3-1-2./ksp