Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Higuain është më i mirë se Kane

Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri, ka thënë se nuk do të pranonte një ndërrim të Gonzalo Higuainit me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, nëse do t’i ofrohej mundësia.

Duke folur para përballjes me anglezët në Ligën e Kampionëve, italiani tha se Kane është sulmues me klas botëror, por nuk ka vend në 11-shen e ekipit të parë të “Zonjës së Vjetër”.

“Po të më jepej rasti për zgjedhje mes Higuainit dhe Kanet sërish do të zgjidhja Piptan si numrin tim nëntë, edhe pse Kane është top-klas”, ka thënë ai në konferencën për media.

Kane hyn në këtë ndeshje me tetë gola në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa Higuain ka realizuar gjashtë në katër ndeshjet e fundit.

Artikuj të ngjashëm