Ylli i Tottenhamit, Harry Kane, mbetet një opsion për Manchester Unitedin, njoftoi “The Athletic” të hënën.
“Djajtë e Kuq” synojnë blerjen e sulmuesit të Anglisë gjatë afatit kalimtar të verës.
Kane shihet si opsioni më i mirë nga drejtuesit e Unitedit. Kane ka dëshmuar vlerat e tij në vitet e fundit.
28-vjeçari edicionin aktual ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 41 paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin.
Artikuj të ngjashëm