Sam Allardyce raportohet se është larguar nga Crystal Palace vetëm pesë muaj pasi mori në duar udhëheqjen e ekipit.
62-vjeçari ishte bërë trajner i Palacet në dhjetor pas largimit nga posti i përzgjedhësit të Anglisë.
Ai arriti të mbajë Palacen në Premier Ligë, ndërsa tani raportohet se ka vendosur të largohet.
“DailyMail” raporton se trajneri ishte takuar me shefat e klubit dhe kishte kërkuar fond më të madh për transferime, por kjo iu refuzua. Pas kësaj ai ka vendosur të largohet.