Mesfushori i Napolit, Allan thotë se fitimi i Scudettos do të ishte një ëndërr e bërë realitet.
Napoli aktualisht është vetëm dy pikë prapa Juventusit, që është lider, por do të përballen ndërmjet veti në Torino, transmeton Koha.net.
“Do të ishte një gjë e bukur, është një ëndërr për të gjithë ne dhe e dimë se ky është rasti ynë. Duhet të qëndrojmë të fokusuar mentalisht, të punojmë shumë, dhe të kemi një përfundim të mirë të sezonit. Ndeshja direkte (ndaj Juventusit) mund të jetë vendimtare, por e tillë mund të jetë edhe ndeshja me Sassuolon”, është shprehur Allan për Radio Kiss Kiss Napoli.
Artikuj të ngjashëm