Sport

Allan: Fitorja ndaj Genoas më e rëndësishme se tre pikët

Mesfushori i Napolit, Allan është ndarë shumë i kënaqur për mënyrën se si skuadra e tij fitoi në udhëtim te Genoa, në një terren të ngarkuar edhe nga reshjet e shiut.

Napoli arriti të arkëtojë pikët e plota në udhëtim me rezultat 1 me 2, duke e përmbysur rezultatin, transmeton Koha.net.

“Duke e konsideruar se si erdh fitorja, ajo është edhe më e vlefshme se tre pikët. Ishte një fitore me shumë mund në një fushë të vështirë, edhe më e vështirë për të luajtur sot për shkak të kushteve atmosferike. Por, ne fituam dhe kjo është me rëndësishmja, në ndeshjet me kombëtaret mund të shkojmë me më shumë besim”, ka thënë ai për Dazn.