Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aliti asiston në barazimin e Alanyasporit

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka asistuar në barazimin e Alanyasporit ndaj Ankaraguçut. Ndeshja e zhvilluar të martën përfundoi baras, 1:1 dhe i takoi xhiros së 16-të të Superligës turke.

Aliti asistoi në supergolin e realizuar nga slloveni, Jure Balkovec. Ai pranoi një top nga Aliti dhe me gjuajtje të saktë në minutën e 48-të mposhti portierin kundërshtar.

Ndonëse me një lojtar më pak në gushë nga minuta ne 43-të, Ankaraguçu barazoi rezultatin në minutën e 68-të. Aliti kompletoi ndeshjen, kurse Florent Hadërgjonaj u zëvendësua në fund të takimit. Alanyasori ka 22 pikë, kurse një pikë më pak ka Ankaraguçu.