Marca raporton se Alisson Becker dëshiron transferimin te gjiganti spanjoll, Real Madrid, më tepër se te Liverpooli apo Chelsea.
Portieri brazilian ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon me Romën në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
Roma është e gatshme ta shesë për 90 milionë euro, çmim që mund të rritet nëse Alisson bën paraqitje të mira në Botëror.
Sipas Marcas ai e dëshiron kalimin te Reali, përkundër Liverpooli dëshpërimisht është në kërkim të një portieri të nivelit të lartë pas gabimeve që Loris Karius kishte bërë në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Realit.
Gjithashtu edhe Chelsea është duke e monitoruar situatën në rast të largimit të Thibaut Courtois, që është i lidhur me një kalim te PSG-ja.