Ammar Ali kurrë nuk ka ëndërruar të bëhet një sportist profesionist, e lëre më të bëhej medalisti i parë i Irakut në Lojërat Paralimpike.
Si shumica e bashkatdhetarëve të tij, 35-vjeçari mendonte se të shikonte ndeshje të futbollit me miqtë e tij ishte arritja më e madhe sportive – deri në momentin kur një sulm i ndryshoi jetën.
Trembëdhjetë vjet më parë, Ali ishte njëri nga qindra mijëra viktimat e luftës civile në Irak, kur një bombë shpërtheu në lagjen e tij në Bagdad, derisa ai po shkonte në punë.
Katër vjet më parë, kur Shtetet e Bashkuara rrëzuan nga pushteti diktatorin Saddam Hussein, vendi u zhyt në kaos, duke i kthyer zonat e banimit siç ishte ajo e Alit në fushëbeteja, pasi që grupet e ndryshme filluan ta luftonin njëra-tjetrën, duke mos shfaqur kujdes për civilët.
Ali, i cili ishte vetëm 23 vjeç në atë kohë, kur pësoi një dëmtim të palcës kurrizore që e la të paralizuar nga beli e poshtë dhe ndryshoi jetën e tij përgjithmonë.
"Unë hyra në operacion, atëherë ata më thanë se isha i paralizuar në të dyja këmbët," rrëfen Ali ngjarjen e tmerrshme, derisa ishte duke u përgatitur në një objekt sportiv multi-funksional në Ministrinë e Rinisë dhe të Sporteve në Bagdad... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)